×
  • Lajme
  • Lajme

    Seremb Gjergji sfidon Hashim Thaçin

    Insajderi
    04 February 2016 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seremb Gjergji zyrtarisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të Kosovës.  Por, për t’u zyrtarizuar si kandidat, ai i është drejtuar grupeve parlamentare me kërkesën për ta përkrahur me nënshkrime në mënyrë që t’i futet garës.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjergji ka njoftuar se për aplikimin e tij për t’u bërë i pari i vendit e ka informuar edhe Kadri Veselin, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Gjergji ka thënë se ai është alternativa më e mirë “të cilën po e kërkojnë deputetët dhe qytetarët e Kosovës.”

    “Zgjedhja ime President do të sjellë pajtim në tërë faktorin politik në Kosovë. Njëherësh, do ta përmirësoja dhe avancoja Imazhin e Kosovës” ka shkruar ai në Facebook.

    Kjo nuk është hera e parë që Seremb Gjergji shpallë kandidaturën e tij për president të Kosovës. Të njejtën e kishte bërë edhe në nëntor të vitit 2011./Insajderi.com

    Gjergji Seremb

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark