Sërish ‘kërcënon’ Veseli: Mund të mbahen edhe zgjedhjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish ‘kërcënon’ Veseli: Mund të mbahen edhe zgjedhjet

    Insajderi
    01 November 2016 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se nëse ka konsensus ndërmjet partive politike, atëherë mund të shkohet në zgjedhje.

    Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi ka qenë kriter i panevojshëm që i është kërkuar Kosovës.

    Veseli bëri thirrje që demarkacioni të ketë konsensus nacional pasi sipas tij, çdo vonesë në kalimin e kësaj çështjeje, do t’i kushtojë negativisht vetëm Kosovës dhe qytetarëve të saj, shkruan Epoka e Re.

    Duke folur rreth riformatimit të Qeverisë, Veseli ka bërë me dije se PDK-ja është e gatshme për një proces të tillë. Ai ka thënë se janë në pritje të kryeministrit Isa Mustafa, përndryshe sipas tij, PDK-ja do të vendosë brenda javës për bartësit e rinj të dy ministrive në Qeveri dhe disa ndryshime të zëvendësministrave.

    Veseli ka deklaruar se sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme, në qoftë se është në interesin e vendit shkuarja në zgjedhje, atëherë me marrëveshje politike askush nuk i ndal partitë politike që të mbajnë zgjedhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark