Kampioni i Kosovës në futboll do të vazhdojë të ndeshet me homologë të tyre, por tani në kualifikimet e UEFA Europa Conference League.
Nesër me fillim në orën 18:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, FC Ballkani ndeshet me maltezët e Hamrun Spartan, në duelin e parë të rrethit të dytë në UECL.
Nëse portokall e zinjët arrijnë ta kalojnë këtë kundërshtar, raundi i tretë do ta vë përball kampionëve të Irlandës së Veriut, me të cilët suharekasit ishin takuar edhe në eliminatorët e vitit të kaluar.
Larne ishte mposhtur nga Ballkani në dy përballjet mes tyre, në Prishtinë 3-0 kurse në Belfast 4-1.
Klubi i vetëm nga Kosova që ka arritur të garojë dy herë në grupet e një kompeticioni evropian, sërish synon ta bëj këtë rrugë përmes kualifikimeve në UECL, pasi nga Liga e Kampionëve u eliminuan nga Santa Coloma.