×
  • Lajme
  • Lajme

    Sërish vonesa në dhënien e asistencës sociale

    Insajderi
    06 February 2016 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vonesat në dhënien e asistencës sociale nga Banka për Biznes, ka bërë që dhjetëra persona të qëndrojnë para kësaj banke duke kërkuar që pagesa t’iu bëhet sot.

    Xhemile Karaxha, njëra nga ato që ka qenë duke pritur për të marrë të hollat që nga mëngjesi, thotë se “nuk po mund t’i përballojë pritjet sepse jam e sëmurë.”

    Edhe Idriz Shabani thotë se ai mjetet financiare i merr çdo herë me datën gjashtë të cdo muaji, “kurse tani nuk e di shkakun për këto vonesa.”

    Për të mbajtur situatën nën kontroll, në vendin e ngjarjes kanë dalë disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    Tërheqja e mjeteve të asistencës sociale vazhdon të jetë problem i vazhdueshëm.  Kjo nuk është hera e parë që qytetarët janë detyruar të presin orë të gjatë para Bankës Për Biznes për t’u marrë mjetet që iu takojnë.  Po ashtu, në të kaluarën, ashtu edhe sikur sot, ka pasur vonesa në dhënien e mjeteve./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark