×
  • Lajme
  • Lajme

    Server: Vuçiq përkujton shumë në Millosheviqin, por Albright do të përfshihet në dialog

    Insajderi
    15 December 2020 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Daniel Server, nga Universiteti Johns Hopkins, në një intervistë dhënë televizionit serb N1, ka deklaruar se Vuçiq përkujton shumë në diktarorin Millosheviq dhe se ish-sekretarja e shtetit e SHBA Madeleine Albright do të përfshihet në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët se a duhet Madeleine Albright të përfshihet në dialog apo jo. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish sekretare e shtetit. Rryma është e rëndësishme, jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike, në pjesën e botës demokratike e cila mendon për politikë të jashtme. Ajo është kryetare e bordit të Institutit Kombëtar Demokratik. Ajo do të përfshihet. Dhe ajo është gjithashtu dikush që jetoi në Serbi, ajo flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar”, ka thënë Server, duke komentuar praninë e ish sekretares së shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington.

    Server gjithashtu thotë se e kupton se “shumë serbë nuk do ta vlerësojnë atë”.

    “Për shkak se ajo u angazhua për përfshirjen e NATO-s në luftë pas dështimit së negociatave të Rambujesë. Dhe unë e kuptoj në mënyrë të përsosur se si ata më trajtojnë mua edhe pse unë isha ai i cili ka kundërshtuar bombardimin. Megjithatë, nuk ka rëndësi, ajo do të ketë ndikim, ka gjëra interesante për të thënë. Konsideroj se këtë e dëshmoi edhe në dëgjimin në Dhomën e Përfaqësuesve. Sinqerisht, askush prej nesh – Janusz, Madeleine Albright, asnjëri prej nesh nuk është i mirëpritur në Beograd për shkak të asaj që kemi thënë. Beogradi u kthye në drejtim të Rusisë, drejt drejtimit ultranacionalist”, ka thënë Server.

    Ai gjithashtu theksoi se Vuçiq nuk e mbajti premtimin e tij për media të hapura dhe të lira, as se do të zhvillon një gjyqësor të pavarur.

    “Ai është politikisht mbizotërues në atë mënyrë që kujton shumë në Millosheviqin,e  jo në një Serbi demokratike. Por edhe u kthye kah Rusia dhe Kina. Unë mendoj se një nga mesazhet nga dëgjimi ishte se amerikanët e kuptuan qartë këtë dhe nëse Vuçiq dëshiron që amerikanët t’i ketë miq, ai do të duhet të kthehet në drejtimin tonë”, përfundoi Server.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark