×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serwer analizon vizitën e Chollet: Kurtit ia njohu pak fleksibitet, takimi me Vuçiq pa entuziazëm

    Insajderi
    16 January 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer ka analizuar dallimet mes Kosovës dhe Serbisë përmes një analize bërë vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet në dy vendet.

    Duke komentuar cicërimat e Chollet në Twitter, Serwer ka përmendur takimin me gazetarët, të cilëve u është referuar si kosovarë, ndonëse mes tyre shkruan se ishte edhe një gazetar serb.

    “Më me vend ishte përmendja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilën amerikanët po e shtyjnë fuqishëm. Pra, nuk ka surpriza të vërteta këtu”, ka shkruar Serwer.

    Teksa ka analizuar përmbajtjen e cicërimave të diplomatit amerikan, Serwer ka thënë se nuk dihet nëse ai i shkruan vet ato, apo dikush nga stafi i tij e bën atë.

    Cicërimën për takimin me Kurti, Serwer e ka parë mjaft të favorshme për kryeministrin e Kosovës, i cili, shkruan ai, ka shkaktuar probleme të mëdha për amerikanët në të kaluar.

    “Duket se jo vetëm që ia njeh pak fleksibilitet e konstruktivitet, por gjithashtu theksoi se objektiva e dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo i bie drejtpërdrejtë njohje reciproke, një gjë e synuar nga Kurti”, ka shkruar analisti amerikan, transmeton Gazeta Express.

    Presidenten Vjosa Osmani, Serwer e ka vlerësuar si më pak të angazhuar në dialog, por thotë se ka luajtur rol të rëndësishëm për pozicionin e Kosovës në shumë çështje.

    Takimin e Chollet me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët kanë braktisur institucionet, ai e ka parë vështirë të interpretueshëm, megjithatë, sipas tij, Chollet ka nënvizuar rëndësinë e kthimit të serbëve në institucione dhe ofron një Asociacion që është konsistent përballë Kushtetutës së Kosovës si fillim.

    Njoftimi i Chollet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Serwer thotë se është joentuziast.

    “Ai thekson objektivat amerikane pa ndonjë shenjë se është pajtuar dhe Vuçiq dhe i referohet një bisede të ‘mirë’, që në gjuhë diplomatike tregon mospajtime”, shkruan tutje ai.

    Megjithatë, sipas tij, njoftimi nga i publikuar nga takimi me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq del të jetë tërësisht i kundërt nga ai me Vuçiq.  Kjo gjë, për Serwer, është e çuditshme ngase Daçiq është një pro-rus i madh. /GazetaExpress

    Shkrimi i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark