Serwer: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e ShBA-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e ShBA-së

    Insajderi
    17 November 2016 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti amerikan dhe njohësi shumë i mirë i politikave, zhvillimeve dhe konflikteve në Ballkan, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se Kosova aktualisht nuk është më prioritet në agjendën amerikane.

    Ai ka bërë me dije se presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump, nuk e njeh Ballkanin sikurse kundërkandidatja e tij Hillary Clinton, e cila e dinte se çfarë kanë bërë amerikanët në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës si një arritje e madhe.

    Serwer ka ka thënë se Demarkacioni nuk është temë, por ajo po shfrytëzohet për të emocionuar njerëzit.

    Sipas tij, Asociacioni është kërkesa më e keqe e Planit të Ahtisaarit, por që duhet zbatuar, meqë Kosova ka edhe një mori përfitimesh nga zbatimi i atij Plani.

    Për politikanët e korruptuar analisti amerikan, Daniell Serëer, ka thënë se vetëm me votë mund “të hiqen qafe”, shkruan Zëri.

    Serwer ka shtuar se Rusia vazhdon të mbetet kërcënuesi më i madh për ShBA-në dhe se kjo mbetet problem edhe për Ballkanin dhe shumë vende të tjera të botës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark