×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Kosovarët, myslimanët më pro-amerikan në botë

    Insajderi
    23 May 2016 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serwer në tekstin e botuar në ueb faqen e vet, thotë se Qeveria e Kosovës ka reaguar tashmë fuqishëm dhe në mënyrë efektive se ajo ka arritur rezultate për të luftuar ekstremizmin fetar.

    “Shqiptarët e Kosovës, si dhe qeveria e tyre mbetet me shumicë dërrmuese dhe me entuziazëm pro-amerikane dhe pro-evropiane.

    Për sa i përket numrit të luftëtarëve të huaj për frymë në mesin e popullatës së tyre myslimane, Kosova është në gjysmën e poshtme të listës së vendeve, renditet e 14 në mesin e 22 vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj për frymë të popullsive të tyre përkatëse myslimane”, shkruan Serwer, transmeton Indeksonline.

    Serwer thekson se Kosova është vend shumë pro-amerikan dhe se amerikanët nuk frigohen se Kosova mund të prodhojë shumë eksteremizëm.

    “Pavarësisht nga artikulli i Times për Kosovën, Kosova është vendi i fundit që amerikanët shqetësohen se mund të prodhojë ekstremist” thotë Daniel Serwer.

    Rekrutimi ISIS në mbarë botën ka rënë në përgjithësi, për shkak të humbjes së territorit dhe të luftëtarëve gjatë vitit të kaluar.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark