Një person i moshës rreth 70-vjeçare nga Ferizaj ka vdekur pasditen e së martës, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës në raportin ditor, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi.
Policia thotë se mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla, shkruan Gazeta Insajderi.
“PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin e PK’së. /Insajderi.org/