×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Oh kuku baba bre”- Pamje ku shihet duke u bartur nga lumi trupi i pajetë i të moshuarit nga Ferizaj

    Insajderi
    05 March 2024 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person i moshës rreth 70-vjeçare nga Ferizaj ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Morava afër pikës kufitare te “Dheu i Bardhë”.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’, u shpreh Hashani.

    “Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu I bardhë ‘’.Në afërsi të  parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”.

    “Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”.

    Aktivistët e peshkimit kanë njoftuar se pasi kanë dëgjuar një zë dhe trupin e të moshuarit në ujë, janë obliguar të futen në territorin e Serbisë që ta nxjerrin nga uji.

    “Një njeri i vdekur kalon per rreth neve gjat peshkimit ne formë thesi i zi duke mos levizur dhe duke mos e ditur se qfarë eshte, por pasi degjoj një zë o kuku baba breh, atëher fillojmë ta nderpresim peshkimin dhe fillojme te vrapojmë bashke me policin e Kosovës pas tij, dhe hyjmë deri teritor #SERRBISË ku qellon ne atë pjesë një shqiptar dhe hyn ne ujë e nxjerr trupin e tijë për te cilin na thane se ishte i pa jetë 05/03/2024 Lumi Morava”, thuhet në postimin e tyre. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark