Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, ka kritikuar Qeverinë Kurti për blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia që sipas tij kanë dështuar keq në Ukrainë.
Bartetzko ka deklaruar se dronët Bayraktar nga Ukraina ishin “zhdukur” shkaku i kundërmasave elektronike të Rusisë.
Një gjë të tillë e thoshte edhe një artikull i Business Insider.
Ish-ushtari i UÇK-së shprehet se shpenzimi i parave në këta dronë është “humbje e parave të taksapaguesve” me anë të një postimi në Twitter.
Who is telling him and his minister? Because of improved Russian electronic countermeasures, most Ukrainian Bayraktars were lost. The few that survived are now only used for (safe) reconnaissance flights. Spending money on these drones is a waste of taxpayers’ money. pic.twitter.com/W4l0Z0aYGd
— Roland Bartetzko (Роланд Бартецкo) (@Shaban113) July 16, 2023
“Kush po i thotë (këshillon) atë (Kurtin) dhe ministrat e tij? Për shkak të kundërmasave të përmirësuara elektronike të Rusisë, shumica e Bayraktarëve ukrainas ishin zhdukur. Pak që shpëtuan tash përdoren vetëm për fluturime (të sigurta) të zbulimit. Harxhimi i parave në këta dronë është humbje e parave të taksapaguesve.”