Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale duke dashur të tregojë një moment me të birin e tij ka shpërfaqur dy veprime jo konform ligjit dhe postit të tij.
Shahini ka postuar një fotografi teksa konsumon cigare brenda një kafiterie në Vushtri ndërsa ka promovuar produkte të huaja.
Shahini drejton aleancën më të madhe të shoqatave të shoqatave të biznesit dhe bizneseve individuale në Kosovë, por ka treguar se kur vjen puna të cigaret është fans i produkteve jo vendore.
Shahini ka bërë thirrje të shpeshta për institucionet dhe qytetarët e vendit që të konsumojnë sa më shumë produkte vendore.
Për cigaret ka thënë t’i ketë dhuratë nga një mik i tij në Maqedoni.
Ndërsa duke pirë cigare brenda ambienteve të mbyllura ka shkelur ligjin për konsumim të duhanit që ndalon pirjen brenda kafiterive./Insajderi.com
Lexoni në Insajderi edhe #DosjaGrande
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=jMGxdadMk-s&list=PLIKGlbXyvgfjg89cYApXRQ78Ul9rI_sNM”/]