Insajderi
Show

Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: Ajo është e jashtëzakonshme

Insajderi
25 June 2026 - 16:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: Ajo është e jashtëzakonshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, ka surprizuar fansat duke zbuluar se do të dëshironte të bashkëpunonte me yllin shqiptaro-britanik Dua Lipa.

Gjatë një interviste në Podcastin me Lele Pons, Shakira u pyet për artistët me të cilët do të donte të realizonte bashkëpunime në të ardhmen.

Pa hezitim, ajo përmendi Dua Lipën si një nga zgjedhjet e saj të preferuara.

“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? A e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm gjatë bisedës.

Ndërkohë, Lele Pons e vlerësoi Dua Lipën duke e quajtur “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira shtoi me admirim: “Ajo është e jashtëzakonshme”.

Deklaratat e Shakirës kanë ngjallur interes tek fansat, të cilët tashmë po shpresojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artisteve me famë botërore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark