Shakira fajëson vjehrrën e saj për vendimin e tmerrshëm “Gabimi më i keq i jetës sime” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shakira fajëson vjehrrën e saj për vendimin e tmerrshëm “Gabimi më i keq i jetës sime”

    Insajderi
    30 June 2021 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa nga vendimet e Shakirës nuk kanë qenë më të mirat në të kaluarën. Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe është ndikuar nga vjehrra e saj për ta ndërmarrë.

    Gjatë intervistës së saj për “British Vogue’s Life in Looks”, ku ka komentuar disa nga veshjet dhe look-et e saj ndër vite, 44-vjeçarja u ndal te një fotografi e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak.

    “E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra. Për këtë look këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.

    Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique:“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark