×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shaktoi aksident ku vdiq 60 vjeçari, ky është pejani që po mbahet nën arrest

    Insajderi
    25 February 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident në trafik në Rastavic të Deçanit ia mori jetën Bilall Hadergjonajt, mesnatën e 25 shkurtit. Fillimisht viktima ishte vetaksidentuar, më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës është goditur nga një veturë tjetër.

    Viktima nuk mundi tu përballoj plagëve që mori, ku si pasojë e tyre sot ka ndërruar jetë në QKUK.

    Insajderi mëson se personi që shkaktoi aksidentin është Fitim Rexhaj. Rexhaj mbrëmë është intervistuar nga policia dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërsa, sot pritet që Gjykata të ia caktojnë masën e paraburgimit.

    Foto: Fitim Rexhaj

    Fitim Rexhaj është pronar i disa villave në fshatin turistik Rugovë.

    Viktima e aksidentit, Bilall Hadërgjonaj ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Deçanit në vitin 2013.

    “Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark