Shala: Arrestimi i Haradinajt mund të ketë qenë i planifikuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Arrestimi i Haradinajt mund të ketë qenë i planifikuar

    Insajderi
    09 January 2017 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Po e vëzhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!”, thotë deputeti i Nismës për Kosovës, Haxhi Shala.

    “Ta them të drejtën, fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet për njerëz tonë brenda dhe jashtë vendit”, ka vazhduar ai.

    Ai ka thënë se “këtë e shohim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend”.

    Ky është vlerësimi që deputeti Shala e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.

    “Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!”, ka shfaqur dyshimin Shala.

    Shala ka shtuar se, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjëherë nuk kanë zënë vend, dhe shihet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë.

    “Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më”, ka shkruar më tej deputeti Haxhi Shala.

    “Përderisa Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evropë, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqësisht kjo e fundit do duhet ta ketë dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol’in!”, ka thënë deputeti i Nismës për Kosovën.

    “Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos përfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE-në” (sic.), e ka përfunduar postimin e tij deputeti Haxhi Shala./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark