Insajderi
Lajme

Shala i Nismës reagon pas deklaratës së Haradinajt: Për asnjë çmim, s’kisha dashtë me pas emrin në listë me ata që kanë votu me dy duar Dimal Bashën

Insajderi
15 October 2025 - 23:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shala i Nismës reagon pas deklaratës së Haradinajt: Për asnjë çmim, s’kisha dashtë me pas emrin në listë me ata që kanë votu me dy duar Dimal Bashën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas deklaratave të Daut Haradinajt, duke thënë se për asnjë çmim nuk do të donte që emri i tij të ishte në të njëjtën listë me Dimal Bashën.

“As unë, për asnjë çmim, s’kisha dashtë me pas emrin në listë me ata që kanë votu me dy duar Dimal Bashën”, ka shkruar ai.

Reagimi i Shalës vjen pasi Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të donte të ishte në të njëjtën listë me Fatmir Limajn. Haradinaj tha se e respekton Limajn për kontributin e tij në luftë, por politikisht nuk do të donte të ndante listën, pasi Limaj nuk kishte komunikuar paraprakisht për drejtimin e tij të ri politik drejt Albin Kurtit.

“Siç e kam thënë, asnjë problem nuk kemi pasur; hatërmbetjet kanë qenë për mungesën e komunikimit. Nuk kisha pas qejf me qenë në listë ku është Fatmir Limaj”, ka shtuar Haradinaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark