Shala – Kurtit: Duhet të kërkosh falje për akuzat për tradhti energjetike pas nënshkrimit të marrëveshjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala – Kurtit: Duhet të kërkosh falje për akuzat për tradhti energjetike pas nënshkrimit të marrëveshjes

    Insajderi
    22 June 2022 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të informojë në hollësi se çfarë marrëveshje është nënshkruar dje mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë.

    Shala e ka pyetur shefin e qeverisë së Kosovës se a cenon sovranitetin e vendit ajo marrëveshje.

    “Do të ishte mirë që sot kryeministri Kurti sot të dilte këtu dhe të tregonte se a ishte marrëveshje e re apo marrëveshje e vjetër. Cila është e vërteta e juaj që keni folur me vite, a është kjo marrëveshje që e cenon sovranitetin e Kosovës, nëse është marrëveshje e re çka dallon nga e vjetra të cilën e ke sha dhe e ke fy. Na thuaj dallimin mes të vjetrës dhe të rejës. Ajo marrëveshje që na keni servu a do të ketë implikime në pjesën tjetër të territorit të Kosovës”, ka thënë Shala.

    Ai ka thënë se nëse marrëveshja është e njëjta, atëherë Kurti duhet të kërkojë falje për katrahurën 10 vjeçare që i ka bërë Kuvendit në emër të tradhtisë energjetike.

    “Kryeministri do të duhej të kërkonte falje për këtë katrahurë 10 vjeçare që i është bërë këtij institucioni në emër të tradhtisë në sektorin energjetik. Pra unë kërkoj sot të kemi informatë të hollësishme kush dhe çka negocioi, çka ndryshoi në këtë marrëveshje”, tha Shala


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark