Shala: Gjatë këtij viti nuk është respektuar ligji për të drejtat e njeriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shala: Gjatë këtij viti nuk është respektuar ligji për të drejtat e njeriut

    Insajderi
    10 December 2016 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut Behxhet Shala, nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), deklaroi se Ligi për të drejtat e njeriut është shumë mirë i shkruar në letër, por që nuk zbatohet siç duhet.

    Shala në një emission në televizionin Publik  këtë vit e ka cilësuar si shumë të keq për të drejtat e njeriut. Ai ka kritikuar cilësi jo të mirë të jetesës, arsimin shëndetësinë si dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

    Sipas Shalës, nga monitorimet që ky këshill i ka bërë personave të privuar nga liria, ka rezultuar se mijëra të dënuar dhe nuk kanë fituar asnjëherë asgjë- nuk është ndërarrë asgjë për lirimin e tyre. Ai këtë e ka quajtur problematikë pasi që thotë se falja ekziston në të gjitha vendet e botës.

    “Sipas ligjeve në Kosovë të drejtat e njeriut janë në një parajsë dhe i shkruar shumë mirë, por në realitet ky ligj nuk zbatohet fare”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark