Shala: Qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shala: Qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK

    Insajderi
    17 December 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK

    Shala ka thënë se një gjë e tillë dëshmon keqmenaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

    “Për të kryer remontin në Bllokun A5 në KEK, Qeveria kontraktoi një kompani që prodhonte dyer e dritare. Ky është një shembull i keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga kjo qeveri, por edhe i keqpërdorimeve me kontratat njëburimore. Asokohe, unë pata reaguar në Kuvendin e Kosovës për këtë skandal. Kosova meriton më mirë edhe në sektorin e energjisë!”, ka shkruar Shala në Facebook.

    Ferat Shala është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe mban numrin 16 në listën e PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark