19:16 - 01 Shkurt 2016

Hashim Thaçido të jetë ligjëruesi i parë në konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilën e drejton duke folur për “sfidat globale dhe rolet e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor”, dhe për këtë është siguruar që fjalën e tij të ketë edhe jehonë ndërkombëtare.

MPJ është përkujdesur që të potencoj pjesëmarrjen e medieve ndërkombëtare në konferencën“Gërmia Hill” që nisin në një kohë kur Hashim Thaçi nuk është se përbën lajm të mirë në shumë media botërore.

“Në këtë konferencë do të ketë edhe redaktorë dhe gazetarë të shumtë të medieve botërore, si “Neë York Times”, “The Economist”, “The Times”, “Franfkurter Allgemeine Zeitung”, dhe të shumë shtëpive të tjera mediatike.”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Imazhi i ministrit të Punëve të Jashtme, zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi në mediat ndërkombëtare qysh prej publikimit të raporteve sikurse ajo e “The Guardian” që e cilësonte Thacin atë kohë kryeministër si peshk i madh në një rrjet të krimit e deri tek raporti i Dick Marty-t, nuk është se ka qenë

Nëpërmjet konferencës “Germia Hill” që nisë nesër, Ministria e drejtuar nga zëvendëskryeministri Thaçi synon siç thuhet në njoftimin zyrtar “që të ndihmojë Kosovën në promovimin e agjendës së integrimit në NATO, duke e përfshirë vendin tonë në debatet e rëndësishme të sigurisë rajonale”.

Sipas njoftimit të jenë 200 pjesëmarrës  nga 40 shtete të ndryshme përfshirë gjashtë ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, redaktorë dhe ekspertë të sigurisë. duke e potencuar pjesëmarrjes e homologut të Thacit nga Malta, Goerge William Vella.