Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë, në të cilën pritet të diskutohen çështjen e mbetura për këtë vit, por natyrisht edhe plani i veprimit për vitin e ardhshëm.
Mbledhja e Qeverisë është paralajmëruar të mbahet prej orës 10:00.
Pak më vonë, prej orës 12:00, kryeministri Mustafa do ta mbajë konferencën përmbyllëse të vitit. Aty ai do ta ketë mundësinë t’i shpalosë të gjitha të arriturat që Qeveria i konsideron të tilla. Por kryeministri, aty do ta ketë po ashtu shansin t’i tregojë edhe ngecjet që u janë bërë proceseve, brendapërbrenda, apo edhe nga jashtë vendi./Insajderi.com