Shaqir Totaj prezanton master-planin për 2 mijë vendparkingjet e reja në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Shaqir Totaj prezanton master-planin për 2 mijë vendparkingjet e reja në Prizren

    Insajderi
    05 October 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga sfidat më të mëdha urbane të Prizrenit, mungesa e parkingjeve, po merr vëmendje.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka nisur puna për adresimin e çështjes së parkimit në qytet, me synimin për të krijuar rreth 2 mijë vendparkingje të reja në katër lokacione strategjike.

    “Prizreni është një qytet që pret mijëra vizitorë çdo ditë, sidomos gjatë fundjavave dhe sezonit turistik. Kjo ka krijuar nevojën për një sistem të ri dhe të qëndrueshëm parkimi. Prandaj, kemi nisur një proces serioz për ta adresuar këtë problem në mënyrë afatgjatë” – deklaroi Kryetari Totaj.

    Ai theksoi se këto parkingje do të jenë pjesë e konceptit të Prizrenit modern, që synon ta balancojë zhvillimin urban me nevojat e qytetarëve dhe të ekonomisë lokale.

    “Do të ndërtojmë parkingje funksionale, të menaxhuara me standarde moderne, që jo vetëm do ta lehtësojnë qarkullimin, por edhe do ta përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Kjo është pjesë e vizionit tonë për Prizrenin e transformuar” – shtoi ai.

    Kryetari Totaj bëri të ditur se projektet janë në përgatitje dhe disa prej tyre kanë hyrë në fazën e implementimit, duke u fokusuar në lokacione që e përkrahin zhvillimin e turizmit dhe lehtësojnë komunikacionin në qendër.

    “Këto 2 mijë vendparkingje janë vetëm faza e parë e një procesi që do ta modernizojë infrastrukturën e qytetit. Transformimi i Prizrenit tashmë ka nisur dhe do të vazhdojë me ritme të larta” – përfundoi Totaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark