SHBA aprovon përdorimin e testit për Covid-19 që realizohet në kushte shtëpiake - Insajderi
×
LifeStyle

SHBA aprovon përdorimin e testit për Covid-19 që realizohet në kushte shtëpiake

Insajderi
18 November 2020 - 11:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria për Ushqim dhe Barëra e SHBA-së (FDA) aprovoi një komplet për testim për virus korona në kushte shtëpie për persona mbi moshën 14 vjeçare. Testi, i cili mund të blihej vetëm me recetë të mjekut, jep rezultate për 30 minuta.

“FDA ka aprovuar testin e parë të shpejtë që mund të bëhet në shtëpi, pa nevojë për laborator. Ky është një hap i rëndësishëm, duke rikonfirmuar angazhimin tonë për të zgjeruar qasjen për testim”, tha agjencia në një deklaratë.

Licenca ka për qëllim testimin e një mostre nga hunda, ndërsa është zhvilluar nga kompania farmaceutike Lucira Health. Përdoruesit marrin vetë mostrat e shtupës nga hunda, ndërsa rezultati shfaqet pas 30 minutash.

Sipas Lucira Health, testi pritet të kushtojë më pak se 50 dollarë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark