ShBA beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e kaluara në Mal të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ShBA beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e kaluara në Mal të Zi

    Insajderi
    13 April 2017 - 07:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.

    “Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet.

    Moska ka mohuar çdo përfshirje.

    Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit.

    Më 11 prill, Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark