×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA dhe aleatët do të shqyrtojnë fushatën kundër IS-it

    Insajderi
    26 March 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të shqyrtojnë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar grupin militant Shteti Islamik, gjatë një samiti bërthamor që do të mbahet javën e ardhshme në Uashington.

    Në adresimin javor në radio, Obama ka përsëritur zotimin e tij për të vazhduar fushatën kundër Shtetit Islamik, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së martës në Bruksel.

    “Këtë javë, zemrat tona janë me popullin e Belgjikës, ku sulmet terroriste kanë marrë jetët e mbi 30 njerëzve. Dje, kemi mësuar se së paku dy amerikanë janë vrarë. Lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Obama.

    Ai ka shtuar se zyrtarët amerikanë kanë rritur bashkëpunimin me inteligjencën dhe se agjentë të FBI-së janë në Belgjikë, duke ndihmuar në hetimin e sulmeve.

    Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmet me bomba në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në një stacion të metrosë.

    Tridhjetenjë veta kanë humbur jetën në këto sulme dhe 270 të tjerë janë plagosur.

    Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

    Obama po ashtu u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos stigmatizojnë myslimanët, duke thënë se një gjë e tillë është “kundërproduktive” në luftën kundër Islamit radikal. /rel

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark