ShBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje të mbrojtjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ShBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje të mbrojtjes

    Insajderi
    17 May 2017 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat, si Arabia Saduite e konsiderojnë Iranin një kundërshtar strategjik që po nxit konflikte në të gjithë Lindjen e Mesme.

    Shtetet e Gjirit Arab shpresojnë se administrata e Donald Trump, do ta kontrollojë, atë që ata e shohin si rritje të mbështetjes iraniane për aleatët paraushtarakë në Siri, Irak, Jemen dhe Liban dhe për myslimanët shiitë në Bahrejn dhe në provincën lindore në Arabinë Saduite.

    “Presidenti shpreson që të punojmë së bashku për të zgjidhur konfliktet rajonale”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, gjatë njoftimit për arritjen e marrëveshjes.

    Marrëveshja do t’i lejojë Uashingtonit që të dërgojë më shumë trupa dhe pajisje në Gjirin Persik. Ky njoftim vjen pas raportimeve se SHBA është duke e përgatitur t’i shesë një paketë të armëve Arabisë Saduite, që vlerësohet të jetë mbi 100 miliardë dollarë.

    Që prej se është zgjedhur president, Trump ka rritur bashkëpunimin me emiratët në Jemen kundër al-Kaidës në Gadishullin Arabik. Gjithashtu duket se ka një rritje të mbështetjes ndaj koalicionit që udhëheq Arabia Saduite, kundër rebelëve huthi në Jenmen, të cilët janë të afërt me Iranin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark