Insajderi
Botë

SHBA: Do të ndërmarrim veprime konkrete pas paralajmërimit për sanksione ndaj Iranit

Insajderi
25 August 2026 - 23:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA: Do të ndërmarrim veprime konkrete pas paralajmërimit për sanksione ndaj Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të ndjekur paralajmërimin e vendosur për sanksione ekonomike ndaj Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tommy Pigott, ka thënë se SHBA synon se masat e marra për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit të eliminojnë çdo mundësi që Teherani të pajiset me armë bërthamore.

Ai ka thënë se objektivi nga presidenti Donald Trump ka qenë i qartë që nga fillimi se regjimi iranian nuk mund të ketë një armë të tillë.

“Ajo që po ndodh tani është se Departamenti i Thesarit ka hartuar çdo lehtësues financiar që i ka lënë regjimit dhe ne po dërgojmë një paralajmërim shumë të qartë se do të ndërmarrim veprime për të prerë çdo linjë të vetme financiare që i ka regjimit”, ka thënë Pigott gjatë një interviste për Al Jazeera.

Ao ka shtuar se SHBA-ja nuk do të lejojë më subjektet të operojnë në hapësirën gri të këtij konflikti.

“Do të ndërmarrim veprime konkrete shumë shpejt për të ndjekur paralajmërimin që u dha shumë fuqishëm dje nga Sekretari i Thesarit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, SHBA-ja ka nisur një ofensivë ekonomike kundër Iranit, duke u kërkuar vendeve t’i ndalin “burimet jetike” që e mbajnë Teheranin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark