Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov e konsideron ShBA-në, si shumë të dobët për të qenë armike e Rusisë.
Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë një interviste për kanalin televiziv, HBO.
“Amerika është duke zhvilluar politika kundër Rusisë, kundër udhëheqjes së vendit”, ka thënë Kadyrov.
“Ata e dinë se unë jam i gatshëm të jap jetën për Rusinë dhe kam një ushtri të gatshme për sulm dhe mbrojtje. Do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet”, ka shtuar ai.
Kur është pyetur nëse e konsideron ShBA-në si armik të Rusisë, ai ka thënë se “Amerika nuk është mjaftueshëm e fuqishme për ne, për ta konsideruar armike të Rusisë. Ne kemi një qeveri të fortë dhe jemi shtet me armë bërthamore”, ka thënë ai.
“Edhe nëse qeveria jonë do të shkatërrohej, raketat tona bërthamore do të aktivizoheshin automatikisht”, ka deklaruar Kadyrov, shkruan REL.
Kadyrov si udhëheqës i Çeçenisë, është i njohur për mbështetjen që gëzon nga Kremlini.