SHBA e fut Kosovën “në listë të zezë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA e fut Kosovën “në listë të zezë”

    Insajderi
    21 July 2022 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka përditësuar kategorinë e saj të rrezikut “të lartë” për udhëtime të hënën me pesë vende dhe ndërpreu programin e saj COVID për anijet turistike.

    Agjencia tha se do të vazhdojë të publikojë udhëzime për anijet e lundrimit, por programi i saj vullnetar për monitorimin e anijeve turistike përfundoi efektivisht të hënën, shkruan CNN.

    Në listën e saj të vendeve të rrezikut të lartë shkaku i COVID-19, u futën vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbia dhe Paraguai, të cilat kaluan në kategorinë e nivelit 3 të rrezikut “të lartë” së bashku me Irakun në Lindjen e Mesme dhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në Ballkan.

    Niveli 3 u bë niveli më i lartë për sa i përket nivelit të rrezikut në prill pasi CDC rishikoi sistemin e tij të vlerësimit për rrezikun nga Covid-19 për udhëtarët.

    Përcaktimi zbatohet për vendet që kanë pasur më shumë se 100 raste për 100,000 banorë në 28 ditët e fundit.

    Niveli 2 dhe Niveli 1 konsiderohen respektivisht me rrezik “të moderuar” dhe “të ulët”.

    Kosova u ngjit me dy shkallë këtë javë nga Niveli 1. Katër të tjerët ishin renditur më parë si Niveli 2.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark