Insajderi
Botë

SHBA godet një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor

Insajderi
05 November 2025 - 09:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA godet një tjetër anije të dyshuar për trafik droge në Oqeanin Paqësor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat amerikane kanë kryer një sulm të ri kundër një anijeje të dyshuar për trafik droge në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë dy persona.

“Sipas informacioneve të inteligjencës, anija ishte e përfshirë në trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike, lëvizte përgjatë një rruge të njohur të trafikut dhe transportonte substanca narkotike,” deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një postim në platformën X.

Sipas tij, sulmi është kryer në ujërat ndërkombëtare të Paqësorit Lindor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark