SHBA i reagon KQZ'së për mos certifikimin e Listës Serbe: Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA i reagon KQZ’së për mos certifikimin e Listës Serbe: Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së

    Insajderi
    23 December 2024 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt.

    Në një përgjigje të dhënë për Repoterin, ambasada e ShBA-së në Kosovë theksoi shqetësimin e saj të thellë për vendimin, ndërsa shtoi se “çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit.”

    “Jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska. Veprimet e KQZ-së rreptësisht duhet të kufizohen në zbatimin e standaredeve dhe procedurave ligjore dhe çdo vendim për moskualifikimin e kandidatëve duhet të bazohet vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politik”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

    Ambasada u ShBA-së u shpreh gjithashtu e shqetësuar për përfshirjen e kritereve të motivuara politikisht në procesin e vendimmarrjes së KQZ-së për certifikimin e kandidatëve.

    “Ne jemi të shqetësuar nga përfshirja e hapur e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve në KQZ. Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thuhet më tej në reagim.

    Në reagim u theksua më tej se “të gjithë kandidatët që kualifikohen duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjin kosovar.”

    Kujtojmë se Lista Serbe nuk arriti të certifikohet në Komisionin Qendror Zgjedhor, ka raportuar Ekonomia Online – ndërsa shkaku për këtë u raportua të kenë qenë thirrjet nacionalist të kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark