SHBA-ja e kritikon vendimin e Putinit për Ukrainën lindore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA-ja e kritikon vendimin e Putinit për Ukrainën lindore

    Insajderi
    19 February 2017 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SHBA e kritikon vendimin e Putinit të njohë dokumentët e separatistëve në Ukrainën lindore

    Ambasada amerikane në Kiev ka thënë se vendimi i Rusisë që të njoh përkohësisht dokumentet e separatistëve pro Kremlinit që kontrollojnë disa zona në Ukrainën lindore bie në kundërshtim me procesin e paqes të Minskut.

    Ambasada ka shkruar në Tëitter sot se vendimi është “alarmues dhe në kundërshtim me qëllimet për të cilat është arritur pajtim në kuadër të procesit të paqes në Minsk”.

    Ambasada ka kërkuar nga Rusia dhe separatistët që të heqin armatimin e rëndë zona e betejës me qëllim që të sigurohet arritja e armëpushimit të qëndrueshëm.

    Më 18 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar një urdhër që autorizon njohjen e dokumenteve që lëshohen nga Republika e vetshpallur e Donjeckut dhe Republika Popullore e Lluhanskut, entitete që janë krijuar në zonën e Ukrainës lindore nga separatistët pro Kremlinit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark