Insajderi
Biznes

SHBA kërkon nga bizneset të mos i shkelin sanksionet ndaj Iranit

Insajderi
24 March 2016 - 08:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar bizneset dhe bankat që duhet të jenë të kujdesshme për të mos i shkelur sanksionet që SHBA vazhdon t’i ketë të vendosura ndaj Iranit.

“Amerikanët nuk duhet të përfshihen në aktivitete komerciale në Iran. Kompanitë amerikane nuk blejnë naftë iraniane dhe këtë gjë nuk po e bëjnë që dy dekada. Kjo pjesë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Chris Backemeyer, një koordinator i politikave amerikane të sanksioneve, i cili kishte ndihmuar në krijimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila ndikoi në largimin e shumë sanksioneve ndaj këtij vendi.

Ai tha se kompanitë me bazë amerikane, me degë jashtë shtetit, potencialisht mund të bëjnë marrëveshje me Iranin, por vetëm nëse transaksionet realizohen përmes bankave të huaja./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark