Së paku 16 vetë janë vrarë nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi.
Nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i djeshëm i aeroplanit.
Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, tha vetëm se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “përjetuar aksident”.
Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në rrjetin Facebook ka shkruar se ky incident ishte “tragjedi”.
Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.
“EL CHAPO” KOSOVAR QË ARRITI TË PËRFITOJË MBI 1 MILION EURO NGA TENDERËT PUBLIKË (I)