Për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të përkohshëm midis Hamasit dhe Izraelit, një shtetas amerikan pritet të jetë në listën e pengjeve të së dielës që do të lirohen.
Shtëpia e Bardhë ka shprehur më parë shpresën se tre shtetasit amerikanë të marrë peng nga Hamasi do të lirohen gjatë armëpushimit, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.
Të marra peng janë dy gra dhe një vajzë katërvjeçare, të cilat u kapën robër në Gaza gjatë sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor.
Biden u tha më herët gazetarëve se SHBA nuk ishte në dijeni se kur do të liroheshin qytetarët amerikanë, por tha se ishte “shpresa dhe pritshmëria e tij që do të ndodhë së shpejti”. /Insajderi.org/