ShBA nuk ka prova për vdekjen e liderit të ISIS-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ShBA nuk ka prova për vdekjen e liderit të ISIS-it

    Insajderi
    15 July 2017 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të vërtetojnë se lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur.

    Gjatë javës, Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ka “informacion të konfirmuar” se Baghdadi është vrarë.

    Edhe ushtria ruse ka deklaruar gjatë muajit të kaluar se është në kërkim të verifikimit, se ka vrarë Baghdadin gjatë një sulmi ajror në Siri, në muajin maj.

    Mirëpo zyrtarët nga SHBA-ja dhe Iraku kanë qenë skeptikë.

    “Nëse do të kishim të dhëna , do t’i kishim publikuar”. Unë nuk mund të konfirmojë ose mohoj një gjë të tillë”, ka thënë Matiss.

    “Ne e konsiderojmë atë të gjallë, derisa të na dëshmohet e kundërta”, ka shtuar ai.

    Mattis ka thënë se është duke u zbatuar armëpushimi në jugperëndim të Sirisë, marrëveshje e negociuar mes SHBA-së dhe Rusisë, shkruan REL.

    Për armëpushim ishte vendosur gjatë takimit të parë në mes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në Hamburg të Gjermanisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark