SHBA përfshihet nga moti i keq, 50 viktima deri më tani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA përfshihet nga moti i keq, 50 viktima deri më tani

    Insajderi
    20 January 2024 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 50 persona kanë vdekur këtë javë si pasojë e motit të keq që goditi Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të autoriteteve lokale.

    Temperaturat nën minus dhe reshjet e borës i bëjnë rrugët jashtëzakonisht të rrezikshme, kanë bllokuar trafikun ajror, kanë detyruar mbylljen e shkollave dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji.

    Mijëra amerikanë kanë marrë paralajmërime për motin. Në Tennessee, Departamenti i Shëndetësisë raportoi 14 të vdekur nga moti i keq. Në Pensilvani, pesë gra humbën jetën të martën në një aksident në autostradë.

    Pesë viktima u raportuan në Kentaki, tha në një deklaratë guvernatori Andy Beshear, ndërsa në Oregon veriperëndimor, tre persona u goditën nga rryma kur një linjë elektrike ajrore ra në makinën e tyre gjatë një stuhie bore të mërkurën, sipas Portland Departamenti i Zjarrfikësve.

    Në Oregon, 75,000 njerëz mbetën pa energji të premten mbrëma, ndërsa guvernatori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

    Viktima gjithashtu u raportuan në Illinois (verilindje), Kansas (qendër), Neë Hampshire (verilindje), Nju Jork (verilindje), Ëisconsin (në veri) dhe Uashington (verilindje).

    Sipas Flightaware.com, 1100 fluturime në SHBA u anuluan dhe 8000 të tjera u vonuan për shkak të kushteve të motit, ndërsa vala e ftohtë pritet të vazhdojë gjatë fundjavës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark