SHBA: Pretendimet e Turqisë për mbështetjen e terrorizmit janë "absurde" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Pretendimet e Turqisë për mbështetjen e terrorizmit janë “absurde”

    Insajderi
    28 December 2016 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar pretendimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se forcat e koalicionit perëndimor i mbështesin grupet “terroriste” në Siri, përfshirë Shtetin Islamik (IS). Zyrtarë të lartë amerikanë thanë se këto akuza janë “absurde”.

    Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan ka thënë dje se ka dëshmi se perëndimi po e mbështet Shtetin Islamik, e jo Turqinë, shkruan REL.

    Grupi ekstremist, Shteti Islamik, është në shënjestër të sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara në Siri dhe Irak prej vitit 2014.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, këto akuza i ka vlerësuar si “absurde” dhe tha se në fakt nuk ka mbështetje për to.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark