SHBA rrit shpërblimin për vrasjen e Al-Baghdadit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA rrit shpërblimin për vrasjen e Al-Baghdadit

    Insajderi
    16 December 2016 - 23:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plot 25 milionë dollarë do të jetë tashmë shpërblimi për atë që do të ndihmonte me vendndodhjen, arrestimin apo dënimin e kreut të grupit xhihadist.

    Programi i shpërblimeve për Drejtësi në Departamentin e Shtetit kishte ofruar më herët 10 milionë dollarë për informacionet që do të çonin tek al-Baghdadi, një shumë e publikuar në tetor të vitit 2011. Rritja e kësaj shume u njoftua përmes një deklarate gjatë kësaj të premteje.

    Baghdadi, një shtetas irakian emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim al-Samarrai, e deklaroi veten si kalifin e territorit të gjerë të pushtuar në Irak dhe Siri rreth dy vite më parë. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet ende.

    Raportime të ndryshme thonë se ai mund të gjendet në qytetin irakian të kontrolluar prej Shtetit Islamik, Mosul, apo në territorin e kontrolluar prej xhihadistëve në perëndim të qytetit, shumë pranë kufirit me Sirinë.

    Zyrtarë kurdë besojnë se rritja e presionit, si pasojë e sulmeve ushtarake të koalicionit në Mosul, po detyron Baghdadin dhe krerë të tjerë të lartë të grupit islamik të zhvendosen sa në një vend në tjetrin, në përpjekje për t’u fshehur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark