Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për imponim të sanksioneve kundër disa individëve dhe organizatave për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë.
Zoti Peskov tha sot se sanksionet janë për “keqardhje” dhe ka theksuar se këto masa janë “kokëfortësi shkatërruese e një pjese të kolegëve tanë amerikanë”.
Sipas tij, politika e Shteteve të Bashkuara për imponim të sanksioneve “shkakton dëm serioz në raportet tona biletarale” dhe Rusia “do të ndërmerr masa adekuate” në përgjigje të sanksioneve më të reja amerikane.
Shtetet e Bashkuara mbrëmë kanë imponuar sanksione kundër më tepër shtetasve të Rusisë, për shkak të aktivitetit të Moskës në Ukrainë.
Ndër individët e përfshirë në këtë valë të sanksioneve është edhe një person i njohur se është i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në listën e sanksioneve të Departamentit të thesarit të Shteteve të Bashkuara, janë shtuar shtatë rusë dhe dhjetëra kompani në Rusi dhe Krime, që është ishull në Detin e Zi të cilin Moska e ka aneksuar ilegalisht nga Ukraina, në vitin 2014, shkruan rel.
Ndër emrat e përfshirë gjendet edhe personi, Yevgeny Prigozhin, biznesmen nga Shën Petersburgu, kompania e të cilit ishte furnizuese e Kremlinit.