Insajderi
Botë

SHBA shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit, publikohen pamjet

Insajderi
10 March 2026 - 23:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit, publikohen pamjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije iraniane që po minonin Ngushticën e Hormuzit, pas paralajmërimeve të presidentit të SHBA për sulme masive ndaj tyre.

Komanda Qëndrore e SHBA’së ka njoftuar për goditjen e këtyre anijeve iraniane, duke bashkëngjitur pamje nga momenti i sulmeve, shkruan Insajderi.

“Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë këtu edhe 16 anije që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, thuhet në shkrimin e Komandës Qëndrore.

Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka shkatërruar 10 anije joaktive për vendosjen e minave, teksa shtoi se “do të ketë edhe të tjera”.

Presidenti amerikan më herët kishte deklaruar se kanë dyshime se po minohet Ngushtica e Hormuzit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark