SHBA, shqiptari vret gruan dhe arratiset me vajzën e mitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA, shqiptari vret gruan dhe arratiset me vajzën e mitur

    Insajderi
    30 January 2024 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 34-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij Suela Saliaj.

    Ngjarja ndodhi gjatë ditës së hënës, kur policia u lajmërua për një sherr brenda familjes.

    Pasi autoritetet shkuan në vendngjarje, brenda shtëpisë gjetën të vrarë Suela Saliajn 32 vjeç.

    Por në apartament nuk ishte autori i dyshuar, bashkëshorti Renato Muhaj dhe as vajza e mitur e çiftit. Policia ngriti menjëherë alarmin për rrëmbimin e një fëmije.

    Në banesë ishin vetëm prindërit e autorit, të cilit ishin goditur nga djali i tyre dhe u ishin marrë telefonat që të mos lajmëronin policinë. Ata u treguan autoriteteve dinamikën e ngjarjes.

    Ndërkohë, një aksion për arrestimin e autorit dhe gjetjen e fëmijës nisi në shkallë të gjerë.

    Policia arriti që të lokalizonte makinën e Renato Muhaj. Aty brenda ishte vetë ai së bashku me vajzën e mitur. 34-vjeçari u arrestua, ndërsa vajza 8-vjeçare ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.

    Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetri./tvklan.alo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark