Insajderi
Botë

SHBA sulmon Iranin, bombardohet qyteti më i rëndësishëm tregtar dhe detar në Hormuz

Insajderi
16 July 2026 - 21:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA sulmon Iranin, bombardohet qyteti më i rëndësishëm tregtar dhe detar në Hormuz
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër sulm me raketa nga Shtetet e Bashkuara është raportuar pranë qytetit të Bandar Abbas, në jug të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.

Sipas raportimeve fillestare, raketat kanë goditur zona pranë qytetit strategjik portual, i cili konsiderohet qendra më e rëndësishme tregtare dhe detare e Iranit në Ngushticën e Hormuzit.

Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për viktimat apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga sulmi.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi edhe për një tjetër sulm pranë ishullit Qeshm, ku një raketë amerikane goditi një zonë pranë ishullit më të madh të Iranit në Gjirin Persik.

Për sulmet bazohen në njoftimet e mediave shtetërore iraniane, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark