Insajderi
Lajme

SHBA-të bombardojnë një central bërthamor në ndërtim e sipër në Iran

Insajderi
19 July 2026 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA-të bombardojnë një central bërthamor në ndërtim e sipër në Iran
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit njoftoi se Shtetet e Bashkuara sulmuan sot (19 korrik) një central bërthamor në ndërtim e sipër në pjesën jugperëndimore të vendit.

Forcat amerikane, “në një akt agresiv dhe mizor në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, sulmuan sot centralin bërthamor Darkhovin, i cili është në ndërtim e sipër, me një numër të caktuar raketash”, tha organizata në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Sipas Reuters, ndërtimi i uzinës në provincën jugperëndimore Khuzestan të Iranit filloi në vitin 2022. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark