×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA-të i kërkojnë Turqisë ndërprerjen e sulmeve ndaj kurdëve

    Insajderi
    14 February 2016 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar Turqisë që të ndërpresë sulmet në Veri të Sirisë me të cilin rast po i sulmon caqet e kurdëve, njofton Hurriyet, raporton Insajderi

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar lidhur me një bisedë telefonike mes zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.

    Sipas njoftimit zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, ata kanë biseduar lidhur me situatën në Veriun e Sirisë.

    Biden i k kërkuar Turqisë që të ndërpresë sulmet ndaj kurdëve YPG, të cilët po luftojnë kundër xhihadistëve të ISIS-it.

    Turqia kishte nisur sulmet ndaj kurdëve ditën e shtunë, të cilat i ka vazhduar edhe gjatë ditës së diele.

    Në anën tjetër në mesin e shumë shteteve që kanë kritikuar këtë veprim të Turqisë janë edhe Franca dhe SHBA-të./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark