Insajderi
Botë

SHBA vendos sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Iranin

Insajderi
09 May 2026 - 15:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHBA vendos sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Iranin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj disa kompanive kineze për shkak të lidhjeve të tyre me Iranin, vetëm disa ditë para takimit të rëndësishëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit kinez, Xi Jinping në Pekin.

Departamenti amerikan i Shtetit ka sanksionuar katër kompani, tre prej të cilave me seli në Kinë, për përfshirje në ofrimin e imazheve satelitore që, sipas Uashingtonit, i kanë mundësuar Iranit të kryejë sulme ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.
Paralelisht, Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj 10 individëve dhe kompanive, përfshirë disa subjekte kineze, të cilat akuzohen se kanë ndihmuar Iranin në sigurimin e armëve dhe materialeve të nevojshme për prodhimin e raketave balistike dhe dronëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj subjekteve të huaja që, sipas tij, mbështesin industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes së Iranit.

“Me këtë veprim, ne po kërkojmë llogaridhënie nga subjektet me bazë në Kinë për mbështetjen e tyre ndaj Iranit. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në dispozicion për të goditur subjektet dhe individët e vendeve të treta që ndihmojnë industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes së Iranit”, tha Rubio.

SHBA-ja ka vendosur më herët sanksione edhe ndaj disa rafinerive kineze për blerjen e naftës së papërpunuar iraniane.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës ka deklaruar vazhdimisht se kundërshton “sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare” dhe se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe kompanive kineze.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark