×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefi i degës së VV-së në Podujevë punësohet si shofer i komunës

    Insajderi
    02 June 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abedin Zeka një figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje-Dega në Podujevë tashmë ka marrë zyrtarisht postin e vozitësit në këtë komunë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimi zyrtarë të lëshuar nga komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, ku thuhet se Abedin Zeka ka më së shumti pikë dhe rekomandohet si kandidati më i suksesshëm për pozitën vozitës.

    Tash e gjatë muaj Zeka mbanë pozitën e ushtruesit detyre të kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë.

    Aktivizim i tij për parti shihet të jetë tejet i madh, edhe pse në fund kur pushteti u fitua pikërisht nga partia e tij, siç duket nuk u shpërblye siç e meritonte.

    Përderisa përfituesit e dikurshëm të tenderëve të Qeverisë Thaçi kanë marrë pozita më të larta në shtet, njerëzve që kanë udhëhequr degë të partisë në terren po i ofrohen pozita më të ulëta, shkruan Insajderi.

    Luan Dalipi, përfituesi i tenderit afro 600 mijë eurosh nga Qeveria Thaçi, është bërë krahë i djathtë i kryeministrit Albin Kurtit dhe është emëruar shef i stafit të kryeministrit. Ndërsa Abedin Zeka që ka drejtuar degën e VV-se në Podujevë po përpëlitet nëpër konkurse për të zënë një vend pune si shofer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark