Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar në vendin ku ndodhi sulmi mbrëmë në Ibër-Lepenc.
Ai këtë sulm, Barbano e quajti të papranueshëm.
“Jam në vendin e sulmit të djeshëm të papranueshëm në kanalin Ibër Lepenc – pjesë kritike e infrastrukturës së Kosovës në fshatin Varage. Në përputhje me mandatin tonë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, Monitoruesit e EULEX-it dhe Njësia e Formuar Policore kanë qenë menjëherë të pranishëm në terren për të vlerësuar situatën në vazhdim dhe pasojat e saj të mundshme”, shton tutje Barbano në një reagim në X.