Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se njoftimin për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, e mori personalisht nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Ne jemi njoftuar përmes dy kanaleve të ndryshme, në rrugë operacionale njësitë tona janë informuar nga Policia e Kosovës, sapo kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dhe kanë nisur menjëherë lehtësimin operacional në bazë të mandatit tonë për aktivitete monitoruese”, deklaroi ai.
“Ndërkaq personalisht jam njoftuar njoftuar menjëherë nga ministri i Punëve të Brendshme zotëri Sveçla, dhe kontaktet me Policinë e Kosovës poashtu”, shtoi Barbano.